Luiz Ejlli ka komentuar të gjithë banorët e rinj gjatë spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP2”. Këngëtari i njohur u shpreh se Qetsori dhe Fotinia janë ‘kartë e djegur’ duke qenë se kanë qenë edhe njëherë në “Big Brother”.
Për Jorin tha se ajo është duke e shijuar këtë eksperiencë. Ndërsa për Antonetën u shpreh se ajo ka grisur fletoren e shënimeve te dera e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Normal që duheshin banorë të rinj ose energji, frymë, quajeni si të doni. Është diçka e parë. ndoshta tingëllon keq me thënë kartë e djegur, por nuk po e them se nuk dua me e marrë si fyerje Qetsori. Po është parë se çfarë ka bërë Qetsori 100 ditë, tani çfarë do bëjë tjetër, do hedh fishekzjarre apo ku di unë.
E njëjta gjë vlen edhe për Fotininë, fjalët që thashë për Qetsorin. Ndërsa Antoneta e ka grisur fletoren te dera që ka pasur me shënime, me detaje, me numër këmbe, na di përmendsh nga maja e këmbës deri në fund të këmbës. Di pikën e dobët dhe kush ngacmon kë. Jori është për shtatë palë qejf këtu, është duke e shijuar. Nuk është kush si Jori. Po e shijon, vetëm kaq.
Visi, ëmbëlsira për në fund. Për të vetmen arsye që e harrova është për mirë se Visi është më pozitivi nga 6 banorët që kanë hyrë, në të gjitha kuptimet, më i sinqerti”.