“Je pak idiote ti”, veprimi i Einxhel në ditën e lindjes së Semit tregon gjithçka për raportin e tyre (Video)

6 October 2022, 14:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Je pak idiote ti”, veprimi i Einxhel në ditën e lindjes
Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shkira, i ka bërë një urim të veçantë Semi Japuajt për ditëlindjen e saj. Në një postim në Instastory, Einxhel i ka bërë një urim të gjatë Semir, dhe videoja që ka përzgjedhur për të shoqëruar urimin e saj është pikërisht ajo ku këngëtarja i drejtohet asaj me “Je pak idiote ti.”

“Gëzuar ditëlindjen njërës nga peshoret e mia të preferuara. Jam e lumtur që kisha mundësinë të njihja një shpirt si tëndin, kaotik njëkohësisht të bukur dhe mahnitës.

Më mungojnë ditët tona bashkë por e di që jemi të zëna duke ndjekur ëndrrat dhe duke ëndërruar përsëri.Të uroj të gjithë të mirat dhe të dua shumë. Hey Semi u bëfsh 100 vjeçe”, thuhet në postimin e plotë të Einxhel.

Einxhel dhe Semi krijuan një raport shumë të mirë që kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Ato kanë treguar në rrjetet sociale se ruajnë ende të njëtat marrëdhënie edhe pas daljes nga formati.


Video