Gjatë lojës me pyetje anonime në BBV3, Romeos iu drejtuan shumë pyetje tendecioze ku në një prej tyre është përmenduar edhe strategjia e Romeos për t’u lidhur në lojë apo famës që ka marrë nga lidhjet me personazhet publikë jashtë. Gjithashtu në njërën prej pyetjeve loja e tij krahasohej me atë të Donaldit. Ky i fundit ka reaguar menjëherë përmes një Instastory duke thënë:
“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake.
Ps. Romeo nuk është as më i mirë as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë.
Por faleminderit që më kujtoni sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë”.

Romeo ishte gjithashtu banori që u sulmua më shumë në lojën me pyetje anonime. Disa nga pyetjet që iu bënë atij kishin të bënin me lidhjet brenda dhe jashtë shtëpisë, ku u komentua kryesisht ajo me këngëtaren Jonida Maliqi. Donaldi ka qenë i pari që ka reaguar në lidhje me lojën, por mesa duket pas tij pasoi edhe reagimi i Elgit Dodës i cili është mik i ngushtë i binjakëve.
Në një postim në Instastory ai shkruan:
“He bro janë bërë hienat bashkë me të gërvisht? Jepi gaz babo, përcilli 1 nga 1”.