Ja sa kushton makina e Elon Musk, "Cybertruck" në "full-option"

28 January 2024, 15:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja sa kushton makina e Elon Musk, "Cybertruck" në
Cybertruck

Fuoristrada e prodhuar nga kompania Tesla e miliarderit amerikan Elon Musk, më në fund po arrin te klientët rreth 4 vite pasi e kishin prenotuar.

Ajo që tërheq menjëherë vëmendje është forma e saj e çuditshme, futuristike dhe jo tepër aerodinamike.

Megjithatë kjo nuk e pengon që në versionin me dy motorë të kapë një shpejtësi prej 100 kilometrash për 4 sekonda. Makina gjithashtu me një karikim të plotë mund të bëjë një distancë prej 325 - 660 kilometra, në varësi të shumë faktorëve si pesha, rruga e të tjera.

Ja sa kushton makina e Elon Musk, "Cybertruck" në

Së fundmi, një klient ka shpërndarë faturën që ka paguar për të marrë 'Cybertruck"-un e tij, dhe i ka kushtuar plot 113,242.33 dollarë, me të gjitha opsionet shtesë.

Në këtë rast, ai i ka paguar shtetit amerikan 9,712.33 dollarë taksa.

Megjithatë modeli i thjeshtë fillon nga rreth 66 mijë dollarë.

Ja sa kushton makina e Elon Musk, "Cybertruck" në



Video