Ja me kë do ta bashkëprezantojë Bora Zemani “Dancing With The Stars”, nuk është Donaldi (Foto)

28 September 2022, 14:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ja me kë do ta bashkëprezantojë Bora Zemani “Dancing With

Përshkrimi i fotos së parë pas ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt vetëm sa konfirmoi edhe njëherë se dyshja do të jenë bashkëprezantues të “Dancing With The Stars”.

“Na lini të kërcejmë”, shkruante moderatorja, por mesa duket gjërat nuk janë sic i kemi ditur deri më tani. U përfol gjatë se Donald Veshaj do të ishte shoqëruesi i Bora Zemanit në “Gold Room” në show-n e kërcimit, mirëpo së fundmi është zbuluar se bëhet fjalë për një emër tjetër.

Burime për Kryefjala.com kanë pohuar se një tjetër moderator do të jetë shoqëruesi i Bora Zemanit dhe ai është Eno Popi. Ndonëse pas një pauze në ekran Eno rikthehet sërish në Top Channel. Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë edhe emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.

Ja me kë do ta bashkëprezantojë Bora Zemani “Dancing With

Konkurrentët e spektaklit janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani, Ilir Dushkaj, Elona Duro dhe Gent Hazizi.




Video