“Ishte një citim nga Kurani”, Ervin Gonxhi shpjegon si e ndihmoi Erjolën në Big Brother VIP

2 February 2024, 17:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ishte një citim nga Kurani”, Ervin Gonxhi shpjegon si e
Ervin Gonxhi dhe Erjola Doçi

Ervin Gonxhi ka folur për momentin kur Erjola Doçi u ndje keq gjatë spektaklit të kaluar dhe ndihmën që i dha.

Para dy ditësh, Erjola shpërtheu në lot brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe u shpreh se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq. Teksa shumë e cilësojnë si atak paniku, Erjola dhe shumë supersticiozë të tjerë kanë besime të ndryshme.

I ftuar në “Shqipëria Live”, Ervini u shpreh se u përpoq ta ndihmonte moderatoren, duke i treguar një citim nga Kurani.

“Më thoshte nuk jam mirë. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.

Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja tha se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma.

“Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Ilnisa nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.


Video