Ish-anëtarët e One Direction i japin lamtumirën Liam Payne, Simon Cowell shpërthen në lot

20 November 2024, 17:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-anëtarët e One Direction i japin lamtumirën Liam Payne, Simon
Ish-anëtarët e One Direction i japin lamtumirën Liam Payne

Miq, familjarë e të afërm përcollën Liam Payne për në banesën e fundit një muaj pasi ndërroi jetë.

Ish-anëtarët e One Direction, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik ishin të pranishëm, e dashura e këngëtarit, Kate Cassidy dhe ish-partnerja, Cheryl me të cilën ka një djalë, Bear.

Arkivoli i Liam ishte vendosur në një karrocë me kuaj të bardhë ndërsa lulet ishin vendosur në mënyrë të tillë që të formonin fjalët “bir” dhe “babi”.

Në varrim mori pjesë edhe Simon Cowell. Ai u takua dhe përqafua  me prindërit e 31-vjeçarit të ndjerë duke shpërthyer në dënesë.

Ish-anëtarët e One Direction i japin lamtumirën Liam Payne, SimonIsh-anëtarët e One Direction i japin lamtumirën Liam Payne, Simon

Lulet u përdorën për të përcjellë edhe homazhe të tjera. Disa ishin vendosur në formën e 10 birilave dhe një topi pasi bowling ishte një prej hobive të Liam.

Një turmë e vogël u mblodh jashtë kishës, por admiruesit qëndruan larg pasi në një grup në Reddit shkruhej “memorialet janë për fansat, funeralet për familjen”.

Ish-anëtarët e One Direction i japin lamtumirën Liam Payne, Simon

Payne humbi jetën më 16 tetor në mënyrë tragjike pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Autopsia  konfirmoi që ai kishte pësuar hemorragji të brendshme e të jashtme dhe fraktura të shumta.



Video