Ilir Shaqiri tregon se me Sabianin nuk ka më miqësi dhe sqaron përplasjen me Klaudia Pepën

26 September 2022, 21:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Shaqiri tregon se me Sabianin nuk ka më miqësi dhe sqaron
Ilir Shaqiri tregon se me Sabianin nuk ka më miqësi dhe sqaron përplasjen me Klaudia Pepën

Pasi u shpall fitues i “Big Brother Vip” Ilir Shaqiri është komentuar shumë për raportet me produksionin, pjesëmarrjet në spektakle të ndryshme, apo edhe miqësi me ish-banorët.

Është përfolur edhe raporti i tij me Klaudia Pepën, e cila është gjithashtu në jurinë e “DWM”.

U tha se Iliri i ka zënë vendin Klaudias si kryetar jurie dhe anasjelltas, por balerini e ka sqaruar një herë e mirë të vërtetën.

“Unë e kam në kontratë që jam kryetar jurie ndryshe nuk do ta pranoja. E kam bërë 7 vjet atë rol, nuk mund të zbresësh në gradë, siç e drejta e çdo kujt. Ishte një gabim grafik e teknik”, tha Iliri në “Abc e Pasdites.”

Në lidhje me raportin e shumëpërfolur me Sabianin, Iliri vendosi pikat mbi “i”, duke thënë se ata nuk kanë më komunikim.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”.


Video