Icardi shkarkon Wanda Nara-n: Mos e paguani më (FOTO)

25 October 2022, 09:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Icardi shkarkon Wanda Nara-n: Mos e paguani më (FOTO)

Mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara jo vetëm që nuk ka më paqe, por tashmë është kthyer në luftë frontale.

Ish sulmuesi i PSG ka vendosur të shkarkoj ish bashkëshorten e tij, e cila në vitet e fundit ka qenë edhe agjentja e tij.

Për të bërë publike këtë vendim kanë menduar mediat turke që e bëjnë të sigurt këtë vendim të Icardi-t, një lajm që po xhiron në rrjet.

Icardi i ka kërkuar drejtuesve të Galatasaray të mos paguajnë më Wanda Nara-n për punën e prokuratores. Ky vendim i Icardi-t i kushton Wanda Nara-s afro 1 milion euro.

Orët e fundit, Wanda është parë në Stamboll së bashku me fëmijët e saj, ndërsa në këtë moment të vështirë në krah i ka dalë ish bashkëshorti i tij, Maxi Lopez.



Video