“Ia dola”, rrëfimi prekës i Efit (bëhet imazhi i “Lori Caffe”)

6 May 2023, 22:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ia dola”, rrëfimi prekës i Efit (bëhet imazhi i
Efi

Dhoma e surprizave është shndërruar në një kafene për Efin. Një kafene jo e zakonshme, por kafenenë e prindërve të saj.

Rrëfimi i Efit ka qenë shumë prekës dhe ka sjellë emocione dhe lot te banorët dhe publiku gjithashtu.

Efi u shpreh se për të ka qenë emocion i papërshkrueshëm hyrja në shtëpinë e Big Brother.

Ajo tha se Big Brother ka qenë një fillim i bukur, një fillim i ri.

Nuk mungoi as rrëfimi i saj për raportin me Luizin dhe Kiarën, duke nisur që nga fillimi i miqësisë me ta deri te zënkat gjatë javëve të fundit.

Për të momenti më i bukur ishte kur emri i saj u përmend si finaliste.

“Jam munduar shumë të jem krah për prindërit e mi, që t’ia dilnin mos të lodheshin kaq shumë. Lokali u mbyll shumë shpejt. Më prek fakti që jam këtu dhe ja dola, e do jem unë krahë për ta. Jam shumë falenderuese për ftesën tuaj, ja dola. Arritja më e madhe është ajo që ata janë krenarë për mua”, tha Efi.

Ajo është takuar me babin e saj i cili mbante të veshur një bluzë të bardhë ku në të shkruhej ‘team Efi’.

Ai e përqafoi dhe shprehu lumturinë e tij për arritjet e saj, si dhe eksperiencën e mrekullueshme në BBV2.

Efi është bërë sonte edhe imazhi i “Lori Caffe”.

 

 


Video