Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një gjykatë turke në Stamboll dënoi me 4 vite burg një reper, me akuzën se përmes teksteve të këngëve të tij nxiste konsumin e hashashit.
Këngëtari i dënuar është Murda, emri i vërtetë i të cilit është Mehmet Önder Doğan, i cili jeton në Holandë, por që pjesën më të madhe të këngëve i ka në turqisht dhe është mjaft i njohur në vendlindjen e tij.
Murda mohoi akuzat dhe tha se do ta apelojë vendimin përmes avokatit të tij në Stamboll.
Avokati tha se klienti i tij ka vepruar “brenda normave të lirisë së shprehjes”.
Akuzat u referohen tri këngëve këngëtarit, njëra e titulluar “Eh Baba” që ka mbi 116 milionë shikime në YouTube. “E kam mbështjellë një cigare, më trullosi”, thuhet në një prej teksteve të këngëve të tij.