DASHI
Ju që jeni në çift mos abuzoni sot më tolerancën e partnerit tuaj sepse do keni debate të mëdha më vonë. Beni kujdes edhe më xhelozinë e tepruar. Beqarët duhet të përgatitën për një ditë të favorshme dhe të mbushur më emocione. Ka shumë gjasa të takoni personin tuaj të ëndrrave. Plutoni do iu ndihmojë në planin financiar dhe do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur.
DEMI
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i jepni më tepër prioritet ndjenjave dhe jetës tuaj intime. Beqarët do dinë mirë si të joshin dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që iu pëlqen. Një etapë e re do fillojë në jetën tuaj. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe do ndiheni më të qetë. Hiqni edhe disa lek mënjanë.
BINJAKËT
Jeta do jetë më e thjeshtë gjatë kësaj ditë për jetën tuaj në çift dhe ju do e përforconi bashkëpunimin. Ata që kanë pasur mosmarrëveshje do pajtohen dhe do fillojnë t’i kuptojnë gabimet. Të shumtë do jenë personat beqarë që do krijojnë një lidhje. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara, megjithatë prisni edhe pak para se të bëni shpenzime të mëdha.
GAFORRJA
Më në fund ju që jeni në cit do e gjeni lumturinë dhe ngrohtësinë. Do kaloni një ditë të mrekullueshme pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të humbni asnjë moment. Edhe për beqaret pritët të jetë ditë më fat. Do keni disa takime, por mos harroni që para zemrës të vini arsyen. Me financat nuk do i keni punët shumë mire. Tregohuni më të kursyer me shpenzimet.
LUANI
Nëse e keni gjetur tashmë dashurinë, duke filluar që sot do hyni në një etapë të re edhe më të bukur. Ka mundësi të vendosni edhe të jetoni së bashku. Beqarët, më shumë se kurrë do kenë besim tek vetja dhe do jenë sharmantë. Mundësitë për të takuar personin ideal janë të shumta. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë vigjilentë. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë.
VIRGJËRESHA
Çiftet do dashurohen çmendurisht gjatë kësaj dite dhe do përjetojnë emocione të papërshkrueshme. Nuk do doni që dita të ketë një fund. Për sa iu përket beqarëve, dashuriçkat më shikim të parë do jenë të shumta. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Financat do fillojnë të përmirësohen. Do iu jepet mundësia të bëni edhe shpenzimet e nevojshme.
PESHORJA
Çiftet do jenë pak nostalgjike gjatë kësaj dite. Nëse doni të kujtoni ato që keni kaluar së bashku, mblidhuni dhe diskutoni. Beqarët edhe pse do kenë takime me shumicë, nuk do kenë fat të takojnë personin e ëndrrave. Nëse doni edhe mund të kaloni disa momente më ta sa për të kaluar kohën. Financat do jenë mjaft delikate. Tregohuni më të kujdesshëm më shpenzimet.
AKREPI
Do e përforconi më tepër lidhjen më partnerin gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë për këtë fakt. Nga ana tjetër do jeni më humor të mire dhe do përjetoni disa emocione të këndshëm. Beqarët do jenë magnetik e dhe do krijojnë shumë shpejt lidhjen e ëndërruar. Dielli do i përmirësoje ndjeshëm financat. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa kufi.
SHIGJETARI
Nëse jeni tashmë në një lidhje do gjeni mirëqenien që aq shumë keni kërkuar dhe do ndiheni më mirë. Influenca negative e Saturnit më në fund do të mbarojë. Nëse jeni vetëm, mundësitë për takime do i keni, mjafton që të përfitoni. Disa do i rikthehen një dashurie të shkuar. Financat do jenë më të mbrojtura se kohët e fundit dhe kjo falë Uranit. Ruajeni këtë klimë sa më gjatë.
BRICJAPI
Në dashuri duhet të tregoheni më të sinqertë gjatë kësaj dite nëse doni që lidhja juaj të shkojë mbarë. Partneri nga ana e tij do mundohet të krijojë një klimë të ngrohtë dhe emocionuese. Beqarët duhet të shtojnë dozat e imagjinatës dhe të tregohen më të hapur me personat që do takojnë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin. Situata do të jetë delikate.
UJORI
Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur sot. Do keni goxha mosmarrëveshje më partnerin dhe kjo do iu mërzisë. Tregohuni pak më tolerantë dhe të kuptueshëm. Beqarët duhet ta lënë veten sa më të lirë dhe të mos kërkojnë më ngulm dashurinë. Çdo gjë ka kohën e vet. Financat, falë ndikimit negativ të Uranit nuk do jenë ashtu si duhet. Kujdes më çdo shpenzim.
PESHQIT
Nuk do arrini dot të gjeni qetësinë dhe qëndrueshmërinë sot në jetën tuaj në çift. Kjo do iu mërzisë se tepërmi dhe do iu bëjë të mos ndiheni mirë. Konfigurimi i yjeve nuk do jetë i favorshëm për beqarët. Më mire mos ndërmerrni asnjë hap sesa mund të përballeni më zhgënjime. Në planin financiar do jeni më të kthjellët dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni.