"Hakmerret" Inteligjenca Artificiale, fotot nu*o të Kanye West “pushtojnë” rrjetin

7 February 2025, 11:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Hakmerret" Inteligjenca Artificiale, fotot nu*o të Kanye West

Nuk mjaftonte Bianca Censori, tani dhe Kanye West. Inteligjenca Artificiale ndryshon rolet e çiftit në Grammy 2025.

Bianca e veshur me kostumin e zi të Kanye West, kurse ky i fundit nudo. Fotot e reperit kanë bërë xhiron e rrjetit. Ndërkohë që në platformën “X” postimi ka mbledhur më shumë se 4.3 milionë shikime.

Kanye West “nudo” ka tërhequr dhe vëmendjen e të famshmëve, përfshirë aktoren amerikane Lisa Rinna, Katie Piper dhe DJ Fat Tony.

Ndjekësit dhe të famshmit kanë lavdëruar punën e Inteligjencës Artificiale, teksa e shohin si një “hakmarrje”, pas “marifetit” që bëri partnerja e tij. Kanye West u kritikua jo pak, pasi Bianca Censori u paraqit totalisht e zhveshur në tapetin e kuq. Madje qarkullojnë shumë aludime se ajo është thjesht një “kukull” në duart e tij.

"Hakmerret" Inteligjenca Artificiale, fotot nu*o të Kanye West



Video