Graciano plasi "bombën” për Romeon dhe Erjolën, vjen reagimi i Donald Veshajt

8 May 2024, 13:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Graciano plasi "bombën” për Romeon dhe Erjolën, vjen

Në “Prime-n” e djeshëm, Graciano bëri një deklaratë të papritur, duke u shprehur se Romeo i ka shkruar dhe i ka kërkuar lidhje Erjolës gjatë kohës që ata kanë qenë jashtë shtëpisë së “BBV3”.

Por kjo gjë u mohua kategorikisht prej Erjolës, ku kjo e fundit u largua nga living dhe shpërtheu në lot.

Pas kësaj deklarate të balerinit ka ardhur një reagim nga Donaldi, i cili ka dy fjalë për ngjarjen e ndodhur mbrëmë.

“Kanë maçin në bark. I ka dalë maçi ia ka ngrënë bluzën. Po ta shikoni gjysma e tyre e kanë bluzën e grisur. Për të qëndruar dy ditë më shumë, ose për të kapur finalen, se për fitore s’besoj.”- është shprehur ai. 


Video