Graciano Tagani trazoi gjithë shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme me një deklaratë të bërë në lidhje me Romeon dhe Erjolën.
Por vëmendjen e ka marrë veprimi i Argjirës.
Teksa prisnim ndonjë reagim prej saj, kemi zbuluar diçka tjetër: Argjira ka fshirë çdo postim ku shihej krah Gracianos duke lënë qartë të nënkuptohet se mes çiftit ka krisje.
Ose ndoshta nuk i ka pëlqyer veprimi i shëmtuar që mbrëmë Graciano. Ky i fundit dhe Erjola kanë qenë miq të ngushtë jashtë shtëpisë së BBV, por që nga mbrëmë miqësia e tyre është prishur.
Kjo pasi Graciano tha se Romeo e ka ngacmuar Erjolën jashtë dhe shtoi se mesazhet ia ka treguar vetë banorja.
Kjo gjë u mohua menjëherë nga Erjola, e cila pati një natë mjaft të ngarkuar ku tentoi të linte edhe lojën.
