Gold Ag bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë që i ka vënë të birit

26 September 2022, 17:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gold Ag bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e
Gold Ag me familjen

Këngëtari kosovar, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit si Gold Ag dhe partnerja e tij Ermira kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Çifti janë bërë sërish prindër të një djali dhe zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin e tyre Front. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Gold Ag përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderin Zotin. 

Gold Ag dhe Ermira janë prindër dhe të një djali tjetër të quajtur Gueril. "Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin." - shkruan këngëtari krahas fotos me të birin në duar.

Postimi i plotë:

ELHAMDULILAH ❤️

Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë.Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë.E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua.Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.

26 Shtator 2022

Gold Ag bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e


Video