Gjuha e urrejtjes/ Babai i Kiarës i prekur nga “opinionistët që zgërdhihen me Kiarën”: Çfarëdo që të bëjë, do e sulmojnë

6 April 2023, 18:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjuha e urrejtjes/ Babai i Kiarës i prekur nga “opinionistët
Babai i Kiarës i prekur nga “opinionistët që zgërdhihen me Kiarën”:

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve në rrjet.

Në lidhje skype nga Italia, Arbri tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë.

Gjithashtu, Arben Tito kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Në fakt, Arbri bëri sot një mea culpa për fjalorin e rëndë që ka bërë ndaj Kiarës, ndërsa Zhaklina nuk ka bërë asnjë koment.

Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi që ta shijonte.

“Kiara është shumë e rezervuar dhe për tre ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket pajtimit me Efin, ai u shpreh i lumtur.

 

 


Video