Finalja e madhe e Big Brother VIP do të mbahet mend gjatë, e kjo për shkak të kurorëzimit të çiftit më të dashur për publikun, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë formatit, dhe për kënaqësinë dhe befasinë e admiruesve, ata vendosën ta conin vërtet një hap më tej këtë lidhje.

Dyshja doli nga shtëpia e famshme dhe iu drejtua Bashkisë së Tiranës ku celebrimi u krye nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Pjesë e ceremonisë ishin dhe miq e familjarë të dyshes.
Së fundmi në një intervistë për emisionin “E Diell”, Kiara ka zbuluar prapaskenat e organizimit të celebrimit magjik.

Ndërkohë, një detaj i veçantë që nuk u vu re ishte velloja e personalizuar të cilën moderatorja e mbajti atë natë, dhe ku ishte qëndisur emri i saj e i Luizit.