FOTO/ Nuk fshihen më, Blero prezanton të dashurën e re

29 December 2022, 21:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Nuk fshihen më, Blero prezanton të dashurën e re
Blero

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi vazhdon të mbetet njëri ndër emrat më të komentuar në mediat rozë sa i përket jetës së tij private.

Blero pas ndarjes nga modelja e njohur, Afrona Dika ka nisur një lidhje të re të dashurisë dhe këtë e ka bërë konfirmuar vet këngëtari përmes postimeve në Instagram.

Së fundmi, Blero ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shihet duke u puthur me një vajzë identiteti i së cilës nuk është zbuluar akoma. Ai ka vendosur një emoji me zemra sipër fytyrës së partneres së tij.

Edhe më herët, ai ka publikuar një foto duke u puthur me të dashurën e tij, ku nxorri pamjen e reflektuar në ashensor.



Video