Pas shumë vitesh bashkë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë sot “Po” njëri-tjetrit.
Çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni moderne dhe të kuruar në detaj. Teksa edhe pak na ndan nga ky moment Icon Style ka zbuluar edhe vendndodhjen, ku do të mbahet dasma e djalit të Sali Berishës dhe Armina Mevlanit.

Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit do të mbahet në Shijak. Çifti ka zgjedhur që dasmën ta bëjnë në natyrë.
Pak orë më parë, blogerja zbuloi një detaj nga velloja që do të veshë për ditën e saj të madhe.

Armina publikoi në Instagram një foto të vellos së fustanit të nusërisë, në të cilin shihet i qëndisur mbishkrimi “Love is the answer (dashuria është përgjigja)”.
Më herët, Armina ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni e duan vjeshtën dhe kjo është arsyeja që vendosën që dasmën ta bëjnë në shtator.
Prezantuesja tregoi edhe se në dasmë do të ketë më pak se 300 të ftuar si dhe menuja e ushqimit do të jetë tradicionale.