FOTO: Kush ishte i dashuri i Dea Mishel dhe ndarja për xhelozi pas 5 vitesh lidhje

8 January 2023, 08:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO: Kush ishte i dashuri i Dea Mishel dhe ndarja për xhelozi pas 5 vitesh

Dea Mishel është ndër banoret që më së shumti po shihet me shumë interes në “Big Brother”. Kjo, për faktin se mes saj dhe aktorit Amos Zaharia ka nisur një flirt. Amos e ka shprehur tashmë simpatinë për Dea Mishel. Ndaj më në fund ka zhvilluar një bisedë me konkurrenten e BBV 2.

Por blogerja i kërkoi atij që të mos i shkojë nga pas. Në anën tjetër, Amos sheh interes të pashprehur nga ajo. Aktorja dhe blogerja Dea Mishel zbuloi pak kohë më parë se i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare.

E ftuar në “E Diell”, aktorja ka treguar se çfarë raporti ruan ajo tashmë me ish-partnerin e saj. Dea u shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.

“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri- tjetrin dhe nuk ka zënka, nuk ka asgjë. Nuk ka më, më le ti, të lashë unë… normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh, por tani jo më, janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”, tha Dea Mishel.

Kujtojmë se një vit më parë, ajo tregonte se me partnerin “duhen shumë, por zihen si macja me miun çdo dhjetë minuta”. Ndërkohë që edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”, Dea ka folur për historinë e saj me Islin. “Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, u shpreh blogerja.

Dhe në fakt lidhja 5-vjeçare e saj me Islin nuk përfundoi edhe aq mirë. Konfliktet e çiftit kanë nisur rreth një vit më parë, kur Dea Mishel nisi të ishte në ekran më shpesh. Duket se ky vendim ka sjellë edhe përçarjen, duke larguar dyshen.

E natyrisht që vështirësitë kanë vijuar për çiftin, duke sjellë edhe sherre e konflikte të vazhdueshme mes tyre, çfarë solli edhe ndarjen e ashpër e me shumë akuza. Të dy kanë qenë xhelozë në marrëdhënien e tyre, madje Mishel e ka pranuar këtë fakt edhe në emision.

Dea zbuloi edhe në ekran një skenë xhelozi që ka ndodhur dhe teksa partneri i saj po villte pasi ishte tapë, ajo i kontrollonte telefonin. Por duket se ka qenë xhelozia e Islit ajo që i ka sjellë fundin marrëdhënies së gjatë. Por duket se tashmë blogerja ka realizuar ëndrrën e saj për t’u bërë pjesë e ekranit si dhe të futet në “Big Brother”.



Video