Moderatorja Kiara Tito ka reaguar për herë të parë për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram pas daljes nga Big Brother Vip.
Ajo falenderon të gjithë ata që mbështetën në 90 ditët e qëndrimit në BBV, teksa thotë se ende pa kaluar 24 orë e ka ndjerë pafund dashurinë e tyre.
Më tej Kiara shton se ajo ka qenë e para që e ka ndjerë pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kishte kundër të gjithë dhe se i ka qendruar dhe do t'i qendroj besnike ndjenjës së saj deri në fund. Në fund ajo nuk harron as hashtagun "#MeLuizin".
"Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj.
Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin" shkruan Kiara.
View this post on Instagram