Flori Mumajesi ka një mesazh për Kiarën dhe Luizin, rikthen puthjen e famshme me Sonin Malajn (FOTO)

26 January 2023, 20:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flori Mumajesi ka një mesazh për Kiarën dhe Luizin, rikthen
Flori Mumajesi

Pranë puthjes, pranë “zyrtarizimit” si çift, por ende jo aty. Për shkak se Kiara Tito po ngurron të hedhë hapin për të cilin Luiz Ejlli ngulmon prej javësh. Marrëdhënia e tyre ka ngërthyer vëmendjen dhe zemrën e publikut, që kërkon t’i shohë të dalin çift nga shtëpia e famshme e Big Brother Vip Albania.

E teksa shumë ndjekës po presin të shohin se çfarë rrjedhe do të marrë kjo marrëdhënie, ndërsa puthja e Luizit dhe Kiarës për momentin ka mbetur vetëm në tentativë, Flori Mumajesi ka risjellë në kujtesë puthjen e tij të famshme me të fejuarën e asaj kohe, Soni Malaj.

Flori Mumajesi ka një mesazh për Kiarën dhe Luizin, rikthen

Këngëtari ka postuar një video, ku ka bashkuar tentativën e puthjes mes dy banorëve shumë të përfolur të “BBV2”, Luizit dhe Kiarës me një nga puthjet më të famshme të tij në skenë me këngëtaren e njohur, Soni Malaj.

Flori Mumajesi ka një mesazh për Kiarën dhe Luizin, rikthen

Dyshja e artistëve nuk hezituan në finale e Këngës Magjike të shkëmbenin një puthje për sytë e të gjithëve nga skena e Pallatit të Kongreseve.

Flori Mumajesi ka një mesazh për Kiarën dhe Luizin, rikthen

Flori e postoi këtë foto tani në InstaStory (ndoshta) për të treguar se kur e do dikë, asnjë kamera nuk mund të të pengojë të bësh atë që të dikton zemra!



Video