Fiton 1 milion euro në lotari/ Kompania e pret 3 vite, por gjermani nuk shkon të marrë çmimin

3 January 2023, 09:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fiton 1 milion euro në lotari/ Kompania e pret 3 vite, por gjermani nuk
Lotaria “6 nga 49”

Një person ka fituar 1 milion euro në lotarinë “6 nga 49” në dhjetor 2019 në Gjermani.

Shumë me fat, por për të ardhur keq që ai nuk u paraqit kurrë për të marrë shumën e parave të fituara në lotari. Tashmë afati kohor ka skaduar për të pasur mundësinë e marrjes së çmimit.

Bileta ishte shitur në rajonin e Saksonia-Anhalt. Organizatorët e lojës thanë se tashmë ka kaluar mandati maksimal 3-vjeçar që e kishte lënë të paprekur çmimin deri në orën 23.59 të 31 dhjetorit 2022.

“Shpresonim që dikush të vinte. Fatkeqësisht, nuk pati një fund të lumtur,” komentoi CEO i Lotto-s gjermane, Stefan Ebert. Ai shtoi se tani çdo fitim i pambledhur do të shpërndahet në hedhjen speciale të shorteve në lotari mbarë vendin.


Video