Fiksimi i Bojken Lako për vajzat më të reja, kantautori del hapur me të dashurën e re (FOTO)

4 September 2022, 20:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fiksimi i Bojken Lako për vajzat më të reja, kantautori del hapur
Fiksimi i Bojken Lako për vajzat më të reja

Bojken Lako ka dalë zyrtarisht me të dashurën e tij të re. Ka qenë festivali “Sunny Hill” eventi që ka sjellë edhe zyrtarizmin e lidhjes së re të kantautorit të njohur. Shumë të afërt dhe të pashqetësuar për sytë e kureshtarëve janë shfaqur Bojkeni dhe partnerja e tij, disa vite më e re.

Fiksimi i Bojken Lako për vajzat më të reja, kantautori del hapur

Partnerja e Bojkenit u shfaq në festival e veshur sport, ku me xhinset, kishte kombinuar bluzën e zezë. Ashtu si shihet edhe në foto, edhe kjo partnere është disa vite më e re se kantautori. Dyshja janë fotografuar në “Sunny Hill Festival” në Tiranë teksa ishin duke u argëtuar së bashku, ku nuk ngurruan të shkëmbenin edhe puthje intime në prani të të gjithëve.

Fiksimi i Bojken Lako për vajzat më të reja, kantautori del hapur

Semi, ish-partnerja e Bojekenit, ka qenë gjithashtu pjesë e evenetit. Ajo ka postuar në rrjetet sociale foto me miqtë e saj, të cilët ishin duke shijuar atmosferën dhe muzikën. Pavarësisht se ky lajm ka krijuar zhurmë në media, Semi dhe Bojkeni ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore. Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale një video, ku shihej nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.

Artisti i njohur foli për herë të parë për historinë me Semin, kur ajo ishte pjesë e “Big Brother”.

“Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek ‘Big Brother’ dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një ‘shoë’ i tillë. Gjithçka ajo ka thënë aty është në rregull. Semi thotë atë që do”, është shprehur ai.

Fiksimi i Bojken Lako për vajzat më të reja, kantautori del hapur

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Semi ka rrëfyer se Bojkeni ka qenë dashuria e saj e parë dhe kanë mbetur miq të mirë edhe pas ndarjes. Ajo tha se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Edhe pas ndarjes, dyshja ruan një raport të mirë.

Fiksimi i Bojken Lako për vajzat më të reja, kantautori del hapur

Por, duket se raportet e tyre të reja nuk ndikojnë aspak në marrëdhënien që kanë pasur. Të dy të pranishëm në një aktivitet, ata nuk janë shqetësuar aspak se tashmë ish-partneri i saj është në krahët e një vajze tjetër. Dhe duhet thënë se edhe e dashura e re e Bojkenit është një zonjushë shumë simpatike. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë kjo histori dashurie.



Video