Këngëtarja Enca Haxhia njihet si një vajzë pa komplekse dhe di si të provokojë më së miri me format e saj të bëshme në fotot dhe videot që poston në rrjetet sociale.
Por këtë herë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes për disa statuse revoltuese në InstaStory. Enca, përmes një postimi në InstaStory shprehet e revoltuar ndaj njerëzve që vetëm punojnë dhe nuk bëjnë pushime. Në statusin e parë ajo “liston” edhe disa këshilla për ndjekësit e saj.
“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do jesh kurrë kaq i/e re sa sot ndaj:
-Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe
-Lëre telefonin
-Jeto të tashmen
-Kujdesu për shëndetin tënd mendor dhe shpirtëror
Varja lekëve, varja punës, varja njerëzve.
Fuck money, fuck your job, fuck ppl.” - shkruan Enca.
Më tej në një status tjetër këngëtarja shton: “Nuk kam respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Veçanërish nëse ke po bën para. Kjo do të thotë që je skllav i punës tënde, skllav i parave. Ti e Meriton atë kohë pushim. Mos e humbisni rininë tuaj duke qenë kaq të pangopur.”