Çfarë raporti ka Donaldi me djalin e saj? Bora: Arbori thotë që…

28 December 2022, 18:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë raporti ka Donaldi me djalin e saj? Bora: Arbori thotë
Bora dhe Donaldi

Moderatorja e njohur shqiptare dhe shumë e komentuar në media, Bora Zemani ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në një intervistë televizive, ku për herë të parë zbuloi edhe gjëra të pathëna rreth marrëdhënies së djalit të saj me Donaldin.

Bora rrëfeu se partneri i saj, aktori i njohur dhe moderatori, Donald Veshaj ka një marrëdhënie shumë të mirë me djalin e saj të vetëm, Arborin, ndërsa theksoi se vogëlushi e konsideron Donaldin si shokun e tij të ngushtë.

Ndër të tjera, ajo tha se dy burrat e jetës së saj kalojnë shumë kohë së bashku duke luajtur edhe playstation. "Shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Ata kalojnë kohë bashkë. Luajnë playstation”, u shpreh Bora Zemani.

Gjithashtu, moderatorja tregoi se djali i saj, edhe pse i vogël kujdeset shumë për të, sidomos pasi ajo mbaron punën. ‘Arbori është shumë i kujdesshëm me mua. Më thotë hajde shtrihemi bashkë’ – tha Bora Zemani.


Video