Çfarë përmbante zarfi i zi? Ja dënimi që iu dha Luizit, Armaldos, Oltës dhe Kristit

12 February 2023, 08:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë përmbante zarfi i zi? Ja dënimi që iu dha
Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP u dënuan katër banorë.

Vëllai i madh futi një zarf të zi  në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.

Për këtë arsye Vëllai i Madh i penalizoi banorët duke i “burgosur”. Dënimi filloi që nga mbrëmja e djeshme deri në spektaklin e ardhshëm.

Katër banorët e morën me sportivitet këtë vendim, pasi prisnin dënim më të rëndë si heqja e të drejtës për të nominuar. Gjithsesi, moderatorja Arbana Osmani i paralajmëroi se nëse thyet edhe një herë rregulli i nominimeve, mund të ketë dënime të ashpra deri në eliminim nga gara.


Video