Çfarë ndodhi? Efi puth Luizin në faqe dhe del e para në lojë (VIDEO)

24 April 2023, 17:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ndodhi? Efi puth Luizin në faqe dhe del e para në
Efi dhe Luizi

Efi u shpall fituese e lojës “Mos u nxeh”, duke shkuar më shpejt se të gjithë të tjerët në “Finish”. Ajo tha se avash avash pa shumë fjalë, arrihet çdo gjë.

Efi do ketë mundësinë që si fituese të bëjë një bamirësi, gjë e cila do i komunikohet mbrëmjen e nesërme nga moderatorja e emisionit gjatë spektaklit.

Loja konstistonte në platformën 120 kutiza, të cilat njësoj si në çdo lojë “Mos u nxeh”, sillnin të mira, por edhe të këqija. Loja u shoqërua me momente shumë argëtuese e të qeshura pafund.

Kristi ishte i pari që gaboi dhe piu kosin. Ai më pas bëri 10 pompa, pjesë e dënimit të lojës. Pas tij, edhe Deamishel kreu dënimin e saj duke u futur në pishinë me komerdare si dhe bëri disa pompa në oborr.

Luizi kishte si dënim të bënte xhiro me biçikletë rreth pishinës. Ai madje mori dhe Nitën dhe e hipi atë mbi biçikletë dhe të dy u rrotulluan rreth e qark pishinës. Jori nga ana tjetër, u rikthye ne Start në pikën fillestare, për t’iu rikthyer edhe njëherë lojës.

Nga ana tjetër, Qetsori dhe Luizi u hodhën në pishinë me komerdare. Ndërsa Efi u “ndëshkua” duke i dhënë një puthje në faqe Luizit.


Video