"Çfarë është Prekazi?"/ Milaim Zeka shërthen ndaj Olta Gixharit: Imagjinoni kush quhet VIP

7 March 2023, 17:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Çfarë është Prekazi?"/ Milaim Zeka
Olta Gixhari dhe Milaim Zeka

Ditën e djeshme, Luizi përmes aplikacionit ‘Big Love’, ka marrë një përshëndetje nga Hamëz Jashari i ri nga Prekazi.

“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazh.

Vëmendje mori Olta e cila pas kësaj përshëndetje tha: "Çfarë është Prekazi?". Kjo deklaratë e saj u komentua shumë dhe ngjalli reagime në internet. 

Këtë e ka komentuar edhe ish politikani dhe gazetari i njohur, Milaim Zeka. Në një postim në rrjetet sociale, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit. 

“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998. Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, ka shkruar Zeka.


Video