Ermiona ‘zëvendëson’ Arjan Konomin, Kiara zgjedh “Përputhen”, Olta kërkon me ngulm këtë rol. Po Luizi?

23 February 2023, 21:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ermiona ‘zëvendëson’ Arjan Konomin, Kiara zgjedh
Banorët do të zhvillojnë disa nga programet e Top Channel

Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother’ do të transformohen në gazetarë dhe moderatorë. Kjo është sfida më e re e cila u bë e ditur nga Keisi, e cila lexoi sot për banorët zarfin e bardhë. Ata do të ndahen në grupe për drejtimin e disa emisioneve dhe do të përcaktojnë prezantuesit. Gjatë mbrëmjes së sotme do të zhvillohet emisioni “Top Story” i Grida Dumës, ndërsa nesër do të vijojnë me programin e mëngjesit “Wake Up” e më pas “Shqipëria Live”, “Ftesë në Pesë”.

Rolet do ndahen kështu:

‘Ftesë në 5 do ta prezantoj unë, ta bëj unë se nuk kam prezantuar kurrë’- Olta

‘Përputhen e bëj unë’-Kiara

‘Lajmet i jap unë’-Beati

‘Unë dua të marr ‘Se Luan Topi’- Dea

‘Unë jam opinioniste te Përputhen’- Ermiona

‘Unë po marr Wake up’- Nita

‘Unë nuk kam parë gjysmën e emisioneve’-tha Luizi.

I vetmi që mbeti pa një program është Luizi, mirëpo ekziston mundësia që të jetë prezantues në ‘Fiks Fare’, pasi i shkon si format me batutat e tij.

Maestro mund të jetë bashkë-shoqëruesi i tij në këtë emision, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë pasi ende nuk janë vendosur rolet përfundimtare.


Video