Ermiona Lekbello uron Luizin dhe thumbon Efin dhe banorët e tjerë të BBV (VIDEO)

23 April 2023, 10:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ermiona Lekbello uron Luizin dhe thumbon Efin dhe banorët e tjerë
Ermiona, Luizi dhe Kiara

Nga Amerika vjen urimi parë për Luiz Ejllin dhe këtë e ka nga Ermiona Lekbello. “Urime Lui dhe Kiara në kokë të ne beqarëve tani”, ka thënë Ermiona në një video që ka postuar në Instastory.

Por nga ana tjetër nuk ka kursyer as thumbat për banorët e tjerë duke mos u përmendur as emrin por duke i cilësuar thjesht numër në funksion të fituesit, që për të është vetëm Luiz Ejlli.

"Përshëndetje! Shumë urime Luit me Kiarën, ju uroj një jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë. Dhe tani në kokë të ne beqarëve që aq shumë duam të jemi dy, por po aq më shumë duam të jemi vetëm, ose me ndonjë mace ose ndonjë qen. Lui, ti je fituesi, shoku im. Nuk di çfarë t'i shikoj më atij Big Brother-i, të gjithë të tjerët aty janë një numër shtues. S'kam ndonjë interes ta shikoj më t'ju them të drejtën. Të dali fitues Luizi dhe të mbyllet ky muhabet se mbaruam. Ju përqafoj dhe iu uroj një të dielë sa më të këndshme, të qetë dhe të lumtur." shprehet Ermiona Lekbello.

Me futjen në shtëpi të Kiarës dhe Efit, Ermiona i ka kritikuar shpeshherë vajzat duke thënë se ato e kanë penguar lojën e Luizit, madje këngëtarja e njohur nuk ka besuar aspak në miqësinë e Efit dhe Luizit.


Video