"Enigmë" prej shumë kohësh, Einxhel tregon se si i ka marrëdhëniet me "kunatën" e saj Sarah Berishën (VIDEO)

22 May 2023, 16:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Enigmë" prej shumë kohësh, Einxhel tregon se si i ka
4 banorët e BBV1

Që pas përfundimit të Big Brother VIP 1 e deri sot që ka mbaruar edhe BBVIP2, njerëzit pyesin veten se në çfarë relatash janë Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha që praktikisht quhen ‘kunata’ pasi të dashurit e tyre Dj PM dhe Dj Dagz janë shokë të ngushtë si vëllezër.

Ato nuk janë parë shpesh bashkë duke konsideruar faktin që çunat janë pranë njëri tjetrit pothuaj gjithë kohës dhe në intervista,gocat nuk kanë thënë se janë zënë por as nuk janë shtirur si shoqet më të mira.

Më në fund Einxhel na tregoi në çfarë raportesh janë. Ajo ka filmuar Sarën që shtyn karrocën e bebit Trev.

“Unë me të vërtetë nuk e takoj shumë Sarën, por ama kur e takoj, e takoj gjithë ditën” shprehet Einxhel gjatë videos.




Video