Eni Koçi pjesë e Big Brother VIP?

13 February 2023, 19:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Eni Koçi pjesë e Big Brother VIP?

Këngëtarja e mirënjohur Eni Koçi, gjatë kësaj kohe ka treguar se i ndjek formatet si Big Brother VIP.

Ajo ka shprehur haptazi pëlqimin për Luiz Ejllin përmes rrjeteve sociale dhe ka reaguar shpesh pas disa veprimeve që kanë bërë

Së fundmi, artistja e njohur pranoi një pyetje në Instagram nëse do të bëhej pjesë ndonjëherë e BBV. Ajo ka theksuar se nuk dëshiron, pasi e adhuron privatësinë dhe nuk do që t’i ndajë gjërat me të gjithë.

“Jo. E adhuroj privatësinë time. Mendoj që disa gjëra nuk duhen ndarë me gjithë Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër theksoi se ka respekt për të gjithë artistët që kanë guxim për t’u bërë pjesë e një shou të tillë.

“Gjithsesi, ky është mendimi im por kam shumë respekt për guximin që kanë artistët që bëhen pjesë e këtij formati”, vazhdoi Koçi.

Këngëtarja ka treguar se në këtë edicionin të "Big Brother Vip" mbështet kolegun e saj. "Me Luizin si gjithë dynjaj" i është përgjigjur ajo pyetjes së fansave.



Video