Egli Tako zbulon të vërtetën pse nuk pranoi ftesën për në "BBV", tregon edhe dy banorët që shkojnë në finale

19 May 2024, 19:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Egli Tako zbulon të vërtetën pse nuk pranoi ftesën për
Egli Tako

E ftuar në “E Diell N’trip” ka qenë ish-partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako e cila gjatë intervistës së saj është ndalur dhe tek formati i “BBV3” duke komentuar për situatat e ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi, ku ka theksuar se për të, dy finalistët e fundit janë Romeo dhe Juli pasi i sheh më të fortë se pjesa tjetër e finalistëve.

Sakaq, Argjira e ka pyetur lidhur me ftesën që Egli ka marrë për t’u bërë pjesë e “BBV3” dhe Egli shprehet se arsyeja që ajo nuk hyri ka qenë sepse e ka menduar që nuk ishte një moment i përshtatshëm për të.

“Unë ftesën e kam patur dhe jam falenderuese sepse është vlerësim. Nuk mendoj që ishte momenti më i përshtatshëm që të isha.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

E ndërsa Beniada e ka pyetur nëse Egli e merrte përsëri ftesën në këtë edicion të ardhshëm të “BBV” a do të bëhej pjesë e tij, ajo u përgjigj kështu:

“Ku i dihet, ndoshta edhe po. Nuk dua të flas… Nuk është çështja se unë unë nuk doja në këtë edicion por mendoja që nuk duhej duke bërë disa arsyetime dhe mirë bëra!”

Siç e përmendëm më sipër, Egli ka patur një lidhje me këngëtarin Olsi Bylyku i cili gjithashtu ishte pjesë i formatit të “BBV3”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt. Mos ndoshta prezenca e Olsit e ka ndaluar Eglin të bëhej pjesë e “Big-ut”?????



Video