Edhe Elia Zaharia konfirmon divorcin: Nuk doja që vajza të rritej me prindër të ndarë, por...

15 January 2024, 20:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edhe Elia Zaharia konfirmon divorcin: Nuk doja që vajza të rritej me
Elia Zaharia konfirmon divorcin

Pas princ Lekës, edhe Elia Zaharia ka konfirmuar ndarjen. Ajo shprehet se sot kanë nisur procedurat e divorcit, ndërsa shkruan se ky nuk është një realitet që e lumturon.

Ajo shkruan ndër të tjera se nuk do të donte kurrsesi që vajza e tyre, Geraldina, të rritej me prindër të ndarë, por thotë se ishte e vetmja rrugëzgjidhje.

“Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan Elia Zaharia ne Facebook.


Video