"E shoh veten në finale, por jo fitues"/ A mos ndoshta Luizi po pranon humbjen?

7 April 2023, 18:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E shoh veten në finale, por jo fitues"/ A mos ndoshta Luizi po
Luizi

Luizi, edhe pse ka qenë një nga protagonistët kryesor të këtij Big Brother Vip, sërish ai nuk e sheh veten të sigurt si fitues. Gjatë një bisede me Efin dhe Kiarën, ai tha se e ka të sigurt që shkon në finale, por jo për të fituar çmimin e madh.

E pyetur nga Efi se cilët sheh ai si kundërshtarët më të fortë për ta fituar, Luizi nuk përmendi emra, me arsyetimin se ndikon tek publiku.

BISEDA

Luizi: Për finale, ma merr mendja se shkoj, e kam një siguri, por që e fitoj ...(mbledh buzët)

Efi: Pse, me këta që kanë ngelur këtu, kush mendon ti se është pretendent për fitues?

Luizi: Por, të gjithë janë, varet, ku di unë ça bëhet jashtë

Efi: Mir, por ti çfarë mendon?

Luizi: Unë bëj presion këtu gjoja kot "bëni gati valixhet se e kam të fituar, s'iu llogaris, etj", është loja

Efi: Por ti kë mendon kundërshtar të fortë që ke?

Luizi: Në katërshe?

Efi: Po të kishe do të vinte emri direkt, por s'po të vjen asnjë.

Luizi: Nuk dua ta them sepse ndikon jashtë, ndoshta jam t'u i dhën vlera kot. Jo se nuk i kam emrat, por nuk dua t'i them se ndikohen prej një emri që them unë, sepse reklamë është edhe nëse duke e sharë. Prandaj, unë emrat i kam, por nuk i them, sepse iu bëj nder.


Video