E papritur! Konkurrentja bie pa ndjenja në skenën e Për’puthen

23 January 2024, 19:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E papritur! Konkurrentja bie pa ndjenja në skenën e
Momenti kur konkurrentja bie pa ndjenja ë skenën e Për’puthen

Një ngjarje e papritur ka ndodhur puntaten e sotme të Për’puthen, ku Saidja ka rënë në tokë pa ndjenja.

Konkurrentja po lexonte një letër që kishte përgatitur për Gertin, djalit të cilit i dhuroi puthjen e parë në program.

E emocionuar Saidja fillimisht ka përqafuar konkurrentin dhe më pas ka nisur të lexojë letrën që kishte përgatitur për të, por njëkohësisht dallohej se ajo po dridhej nga emocionet.

E papritur! Konkurrentja bie pa ndjenja në skenën e

Më pas Saidja është rrëzuar në tokë pa ndjenja, ndërsa konkurrentët dhe produksioni i kanë dhënë ndihmën e parë.

Pas këtij veprimi moderatorja Megi Pojani është detyruar të kalojë menjëherë në publicitet.

Saidja më pas është marrë nën monitorimin e mjekut dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Megi Pojani sqaroi se konkurrentja pas ngjarjes ka shprehur se i ka ndodhur edhe herë të tjera për shkak të emocioneve të forta.

“E pashë që po dridhej dhe po afrohej drejt meje. E kuptova që nuk ndihej mirë. Më pas mbylli sytë edhe ra në tokë”, u shpreh Gerti, teksa më pas u largua menjëherë për t’i qëndruar pranë pëlqimit të tij.

E papritur! Konkurrentja bie pa ndjenja në skenën e



Video