Vajza e parë e Arif Ziberit, solistit të “Elita 5”, quhet pikërisht si grupi, Elita.
Artisti i mirënjohur i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ka treguar historinë se si e ka mbajtur të fshehur dëshirën e tij për të pagëzuar vajzën e tij të parë me emrin Elita nga anëtarët e tjerë të grupit.
Arif Ziberi: Kur i shikoj këta fëmijë kaq të bukur, ma çojnë mallin e mbesës sime se jam gjyshi i një mbese, e cila jeton në Gjermani, më ka marrë malli për të. E quajnë Dua dhe e përcjell emisionin dhe kur i shikoj, ma çojnë mallin e tyre. Unë e përshëndes Duan dhe shoqen e saj, Leandrën të cilat e përcjellin emisionin dhe i them se gjyshi i do shumë.
Alketa Vejsiu: Po gocat e mëdha? Njëra ka marrë pjesë në “The Voice of Turkey” apo jo?
Arif Ziberi: Po, Elita merret me këngë, ajo është profesoreshë e muzikës dhe ajo ec në karrierën e saj dhe besoj në suksesin e saj.
Alketa Vejsiu: Elita e ka marrë emrin nga “Elita 5”?
Arif Ziberi: Po, unë edhe kur nuk kam pasur fëmijë kam thënë që nëse do të kem vajzë, do ta mbajë emrin Elita, emër që m’i ka ofruar të gjitha këto kënaqësi këto vite. E kam mbajtur në fshehtësi sepse nuk kam dashur që të ma vjedhë ndonjë nga anëtarët e grupit dhe sepse ato kanë pasur vajza para meje. Unë ja dhashë emrin Elita dhe unë mburrem dhe krenohem me të. Elita është vajza e parë, Aida është vajza e dytë dhe më e vogla është Enisa e cila është këtu me ne. Unë i dua vajzat dhe shyqyr Zotit që janë shëndoshë e mirë dhe të ecin rrugën e vet.
Alketa Vejsiu: Arif 40 vite “Elita 5” dhe sa vite martesë?
Arif Ziberi: 33 vite martesë.