E pabesueshme, ky banor i BBV parashikoi 4 muaj më parë martesën Kiara-Luiz (VIDEO)

5 May 2023, 20:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E pabesueshme, ky banor i BBV parashikoi 4 muaj më parë martesën
Kiara-Luiz

Gent Hazizi, një ndër të eliminuarit e parë të Big Brother Vip 2, paska paralajmëruar që në dhjetor martesën e Luizit dhe Kiarës.

Ndër diskutimet e para që janë bërë në shtëpinë vip, ka qenë gërrhima e Luizit, diçka që banorët i ka shqetësuar ndër muaj, që nga 24 dhjetori 2022.

Në një bisedë e sipër mes Gentit dhe Kiarës aso kohe, duket se është parashikuar dasma.

Kiara qahet se nuk mund ta durojë gërhimën, ndërsa Genti i thotë: "S’mund të flasim për shaka, ti mund ta kesh burrë atë nesër".

“Largqoftë, laaaargqooftë”, thotë Kiara.

Por ja ku jemi sot, 4 muaj më vonë, Kiara mban në gisht unazën e fejesës dhe të shtunën dasma e vërtetë mes tyre do të ndodhë.




Video