E pabesueshme! Fansat bëjnë bashkë Luizin dhe Oltën në një dron, si u gëzua aktorja dhe ironia e këngëtarit

14 March 2023, 18:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E pabesueshme! Fansat bëjnë bashkë Luizin dhe Oltën në
Luizi dhe Olta

Dy “kundërshtarë” të fortë, por dy ditët e fundit i kemi parë në të njëjtën bluze për dy ditë, në një krevat dhe tani madje ishte radha t’i shihnim në një dron.

Fansat ‘Big Brother VIP Albania’ dërguan një dron që kishte foton e Luizit dhe Oltës, dy ‘rivalëve’ të shtëpisë.

Ishte Olta ajo e cila pa dronin në qiell dhe nuk u përmbajt dot. Ajo bërtiste në shtëpi e gëzuar për dronin që kishte ardhur, madje ia bëri të ditur edhe Luizit. Ky i fundit, nuk u impresionua shumë, por vijoi të konsumonte ushqimin. Sipas Luizit, Olta po përfiton shumë duke qëndruar pranë tij. Madje në fund, me ironi i tha se nëse do drona të tjerë, duhet të qëndrojë me të.

Olta: O Luiz, jemi ne të dy!

Luizi: E shfrytëzoi bluzën Olta me dal në dron. Nuk i besohet, shihe Oltën. Hajde, ke qejf me dal në dron, hajde më rri afër mu. Olta, kush më rri afër mua vetëm të mira ka.

Olta: Mbase e kanë sjellë dronin që ishte afër meje, apo jo, nuk funksionon ashtu.

Luizi: Trafikun ajror ti e di se kush e kontrollon.

 


Video