E konfirmon Arbana, Olta do të largohet sonte nga Big Brother Vip

1 April 2023, 21:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E konfirmon Arbana, Olta do të largohet sonte nga Big Brother Vip
Banorët e BBV

Aktorja Olta Gixhari ka marrë vendimin për t'u larguar nga Big Brother Vip Albania. Këtë gjë e ka bërë me dije moderatorja Arbana Osmani në spektaklin e sotëm.

Arsyet e marrjes së këtij vendimi ende nuk dihen teksa Arbana tha se do të jetë vetë Olta që do i bëjë me dije për publikun.

Të shtunen që shkoi banorët i’u komunikua vendimi i Vëllait te Madh për shtyrjen e finales së madhe më datë 6 Maj. Banorët ishin të lirë të mendoheshin dhe të merrnin një vendim nëse do të donin ta vazhdonin garën ose jo.

Gjatë spektaklit të sotëm banorët pranuan të vazhdonin rrugëtimin e tyre deri më datë 6 Maj, teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me Oltën.

Disa ditët më parë Olta ka zhvilluar një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel.

Gjatë bisedës, Dori ka këshilluar aktoren që të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin, pasi ai është thjesht banor aty.


Video