Ikona e madhe e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është larguar prej vitesh nga sytë e publikut dhe dihet shumë pak rreth saj.
Por pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shëndetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë nga pseudoartistë.
Është raportuar pak vite më parë se ajo vuan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën, ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më. Një këngëtare e përmasave si Parashqevi Simaku, megjithatë, i mungon skenës shqiptare
Pas largimit në SHBA, në fillim të viteve ’90, ajo u rikthye shumë rrallë, për herë të fundit më shumë se dy dekada më parë. Nuk dihet prej vitesh më asgjë për një nga këngëtaret ikonë të Shqipërisë.