“E dashura ime vjen nga vendi budallenjve”, Jori Delli sqaron deklaratën SKANDALOZE të partnerit italian!

17 August 2023, 08:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E dashura ime vjen nga vendi budallenjve”, Jori Delli sqaron
Fred de Palma/ Jori Delli

Modelja Jori Delli ka sqaruar videon që ka shpërndarë sot në rrjete sociale, ku reperi italian Fred de Palma dëgjohet teksa thotë: “E dashura ime është shqiptare”.

Modelja është kritikuar pasi në video, reperi dëgjohet të thotë se e dashura e tij, Jori vjen nga vendi i budallenjve, duke ofenduar shqiptarët.

Mirëpo, kjo është mohuar nga Jori, e cila ka thënë se reperi nuk e kishte në atë kuptim fjalën që përdori, dhe deklarata e tij është keqkuptuar.

“Dua të bëj një sqarim në lidhje me videon e Fred që bën freed style, se çfarë thotë në video.

Ndoshta shumica nuk e kanë kuptuar, ai thotë dhe në këtë freed style shahen me njëri-tjetrit, i thonë mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare.

Sikur gjasme unë do e rrah se jam shqiptare, por ai tjetri që është përballë nuk është shqiptar është italian. Si mendoni se unë mund të bëj share një video ku shahen shqiptarët, a jeni mirë”, sqaron Jori.


Video