
Paulo Dybala do të martohet të dashurën e tij prej kohësh Oriana Sabatini, e cila ka marrë unazën e fejesës nga ylli i Romës.
Dybala dhe partnerja e tij, një aktore dhe këngëtare e njohur në Argjentinë, kanë shpërndarë një postim të përbashkët në Instagram të martën për të konfirmuar se së shpejti do të martohen.
Në foto shihet unaza e fejesës që Dybala i ka dhuruar partneres së tij dhe Oriana ka shkruar: “Përgjithmonë” në spanjisht.
View this post on Instagram
Postimi i mediave sociale ka marrë më shumë se 1 milion pëlqime në më pak se një orë dhe mijëra komente, përfshirë ato të ish-shokëve të skuadrës së Dybala-s në Juventus, Claudio Marchisio, Weston McKennie dhe Alvaro Morata, por edhe Tammy Abraham dhe Lucas Beltran.
Ndërsa në rrjetet sociale është përhapur edhe momenti kur Dybala është ulur në gjunjë gjatë propozimit romantik përballë shatërvanit të famshëm “Trevi” në Romë.
❤️????| Paulo Dybala proposed to his girlfriend. Look at Morata in the background ????
— CentreGoals. (@centregoals) October 31, 2023
pic.twitter.com/CK0A5RQjIh