
Menjëherë pas dissit të Taynës, reperja Melinda Ademi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Mirëpo në reagimin e saj, Melinda nuk i drejtohet vetëm Taynës, por të gjitha kolegeve.
Në disa postime në Instastory, Melinda shprehet se katër vite më parë (kur ajo hyri në treg), koleget e sa filluan të dukeshin ndryshe dhe të bëhen si ajo. Më tej ajo ironizon duke bërë pyetjen: “A keni shkuar tek doktori me foton time?”.
“Më duke shumë për të qeshur. Në 2018 e gjithë estrada shqipatre u duk ndryshe, dhe ende sot 2022 po duken të gjithë si unë. A keni shkuar tek doktorët me foton time apo çfarë ka ndodhur. E vërteta është e vërteta, mos u prekni vetëm shikoni fotot para dhe pas do e shikoni se ku e kam fjalën. Sepse unë jam më realja këtu”- përfundon Melinda duke mos përmendur emra, megjithatë duket se ajo i drejtohet të gjithë artistëve të tjerë.