Sipas Luizit, dashuria e tij për Kiara Titon ka lindur që me 24 dhjetor 2022, nata kur u bënë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’.
Sipas Luizit, atë natë ai u dashurua me shikim të parë me moderatoren, të cilën e cilëson si femrën më të bukur që ia kanë parë sytë.
Lidhja e tyre nuk nisi menjëherë, por u desh të kalonte 1 muaj, që ata të dy të ishin çift. Edhe pse kanë uljet e ngritjet, Luizi dhe Kiara tregojnë se duhen e madje i qëndrojnë krah tjetrit edhe në momente të vështira.
‘Dasma’ e tyre u bë brenda shtëpisë, e duket se e kanë premtuar edhe një jashtë saj. Por para dasmës së vërtetë, Luizi ka vendosur të gdhendë në trup diçka që i përket Kiarës, firmën e saj.
Këtë dëshirë ia kërkoi sot tatuazhistit, i cili hyri brenda ‘BBV’ për t’u bërë tatuazhe banorëve.
Përpos firmës të së dashurës, Luizi kërkoi edhe syrin e ‘Big Brother’ si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë.
“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën”!
Por pasi u konsultua vendosi të bënte syrin e Kiarës dhe firmën e saj. Në fakt në të vërtetë doli diçka shumë e bukur dhe tashmë Luizi do ta mbajë përherë Kiarën në trupin e tij.
Shpesh ai i thotë “Të hëngsha syrin” dhe si me shaka i tha asaj sot para se të fillonte tatuazhin së tashmë syrin e saj mund ta puthë sa herë të dojë madje edhe kur të jenë të mërzitur.