Donald Veshaj i ka propozuar për martesë Bora Zemanit gjatë premierës së filmit “5 herë jo”.
Pikërisht në premierën e filmit të tyre të parë ku protagonistë janë ata vetë, aktori u ul në gjunjë para të gjithë të pranishmëve duke i propozuar moderatores të martohet me të.
Dyshja e kanë njoftuar më herët që vitin që vjen do të celebrojnë dashurinë me dasmë ndërsa janë treguar të rezervuar në detaje. Por kjo e sotmja nuk pritej. Donaldi kishte planifikuar ditën e sotme për t’ia bërë edhe më të veçantë propozimin Borës.
View this post on Instagram
Premiera e filmit “5 herë jo” po mbahet mbrëmjen e sotme në Cineplexx.
Kjo është premiera e filmit të parë të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj me regjisor Erion Bubullimën.