Do të konkurrojë për në Eurovision? Elvana Gjata thyen heshtjen dhe tregon si është e vërteta

8 October 2022, 17:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do të konkurrojë për në Eurovision? Elvana Gjata thyen
Elvana Gjata dhe Dhurata Dora

Elvana Gjata ka thyer heshtjen pas lajmeve të dalë në media se dëshiron të përfaqësojë vitin që vjen Shqipërinë në Eurovision duke konkuruar në Festivalin e Këngës.

Artistja shqiptare thotë se nuk ka asgjë të vërtetë mbi këtë lajm. “Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, ka shkruar këngëtarja në Instastory.

Ishte faqja “Eurovision Kosovo” që shkroi përmes një postimi se nga burime jo zyrtare kishte mësuar se ajo dhe Dhurata Dora synonin Eurovisionin. Dyshimet u shtuan pasi menaxheri i Dhuratës, Ilir Balija i bëri “like” këtij postimi, veprim që u mor si një konfirmim për duetin e tyre. Kujtojmë që Elvana mori pjesë në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës, vit që u shoqërua me polemika pasi ajo u rendit në vendin e dytë pas Arilena Arës.

Ajo ishte një ndër pretendentet më të mëdha për fitoren. Emri i saj si fituese e festivalit ishte lakuar për faktin se kënga me të cilën konkurroi “Me tana” u prit shumë mirë, ndaj fakti që u rendit e dyta, ishte një surprizë për të gjithë.

Do të konkurrojë për në Eurovision? Elvana Gjata thyen


Video