"Do hyj nga gardhi", Kejvina paralajmëron Kiarën: E bëra një gabim, e bëj prapë (FOTO)

7 March 2023, 17:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do hyj nga gardhi", Kejvina paralajmëron Kiarën: E
Kejvina, Luizi dhe Kiara

Modelja Kejvina Kthella ka reaguar ashpër ndaj veprimeve e deklaratave të Kiara Titos ditët e fundit në "Big Brother Vip". Kështu ka ndodhur edhe sot. 

Ajo ka postuar një video dhe shkruan se ka arritur në pikën që mund të bëjë ndonjë gabim të dytë dhe të hyjë nga gardhi në shtëpi.

"Me vërtet kam bërë një gabim aty brenda, por mos u habisni nëqoftëse më shikoni duke bërë një gabim tjetër duke hyrë aty brenda në mënyrën time (nga gardhi, nga qielli, nga të më vijë) vetëm të takoj pak njërën…s’ka mundësi që po e përjetoje dhe nga jashtë', shkruan Kejvina, ku duket se reagimi i adresohet Kiarës.

Kujtojmë se kohët e fundit, Kejvina ka bërë disa reagime të ashpra ndaj Kiarës, ku fillimisht ishte për situatën kur Luizi veshi bluzën që ajo i kishte dhuruar dhe moderatorja i tha ta hiqte. "Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin? Shumë e dashur je ...”, shkruante modelja.

Në një tjetër postim ajo ka reaguar për një video ku Kiara debaton me Oltën për punët e shtëpisë, ku shkruante: “Ti pooo..je punetore e madhe.E mbaj mend Kiaren brenda gjithe diten pastro tavolinen,dergo pjaten ke lavamani,laj e shplaj, sistemo krevatin etj etj se ngrinte koken nje here e shkreta veq duke pastruar..e kishte shume problem pisllekun. Eshte puntore skemi ca te themi ate qe e ka e ka.. Fiks si dashuria e paster qe ka per Luizin…”.



Video